Interi është i vendosur për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Siç raporton gazeta e përditshme italiane, “La Repubblica”, drejtuesit zikaltër nuk kanë ndërmend të negociojnë më për ulje çmimi, duke parë dhe konkurrencën që po shtohet për mbrojtësin shqiptar.
Mësohet se Interi është gati të barazojë shifrën e kërkuar nga Hellas Verona, që është 20 milion euro. Mbrojtësi kuqezi ka shkëlqyer me ekipin e Veronës dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë dhe Real Madrid.
Gjithsesi, futbollisti nga Malësia e Madhe shpreson të qëndrojë në Serie A, për të vazhduar rritjen e tij dhe tek Interi, i janë garantuar dhe minutat e duhura, pasi uruguaiani Godin me shumë gjasa do të largohet./abcnews.al

