Lëvizja e kufizuar e automjeteve nga Covid 19, pastron ndjeshëm ajrin në kryeqytet

schedule16:24 - 10 Prill, 2020

schedule 16:24 - 10 Prill, 2020

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në kryeqytet , ka ndikuar ndjeshem ne  pastrimin e ajrit. Ndërkohë, sipas indeksit të ndotjes së publikuar nga Numbeo.Com  ne fillim te ketij viti Shqipëria në  2020 është renditur  ne  3 shtetet  me ndotje më të larët të mjedisit në Europë, duke shënuar 77.77 pikë, duke lënë pas Monakon dhe Maqedonin e Veriut.

Referuar po këtij indeksi në vitin 2020, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë  arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit,  duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019.

Jo vetëm kaq, por po sipas këtij raporti Tirana renditet edhe një nga tre qytetet me ndotjen më të lartë në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Tetovën dhe Chelyabinsk në Rusi.

Niveli i ndotjes së ajrit ka sjellë probleme të shumta në shëndetin e banorëve të Tiranës duke rritur kështu numrin  e personave qe vuajne nga  alergjite per shkak te nivelit te lartë te ndotjes. Vitet e fundit, numri i personave, gjendja shëndetësore e të cilëve ëshët përkeqësuar nga ndotja e ajrit në Tiranë është rritur ndjeshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!