Ka ende shpresë, i moshuari 99-vjeçar fiton betejën me koronavirusin

schedule16:00 - 10 Prill, 2020

schedule 16:00 - 10 Prill, 2020

Një i moshuar 99-vjeçar, veteran i Luftës së Dytë Botërore, ka marrë një medalje nderi nga infermieret në një spital në Angli pasi fitoi betejën me koronavirusin. Albert Chambers u nxor nga dhoma e ti dhe u  shty gjatë korridoreve të spitalit me një karrocë me rrota ndërsa stafi i spitalit e duartrokisnin.

Chambers, i cili do të mbushë 100-vjeç në korrik u shpreh:

“Nuk di çtë them. Ju falenderoj shumë. Jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë për mua. Nuk mund tëishit treguar më të mirë se kaq.”

Nipi i tij Stephen Gater u shpreh për mediat:

“Gjyshi im është i mahnitshëm. Ai është goxha i jashtëzakonshëm. Ai jo vetëm që i mbijetoi luftës dhe burgimit në kampe, por tani fitoi edhe betejën me koronavirusin.”

Ai shtoi ushqimin që gjyshi i tij e mori gjatë kohërave të mira dhe të vështira është tuta të luleshtrydheve me luleshtrydhe Marks dhe Spencer. Betejën me koronavirusin e ka fitur edhe një i moshuar tjetër 101-vjeçar në Angli. Ai u bë personi më i vjetër në moshë që arriti t’i mbijetojë Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!