Studiuesit: Ekzistojnë 3 lloje të koronavirusit në botë

schedule14:45 - 10 Prill, 2020

schedule 14:45 - 10 Prill, 2020

Disa studiues kanë studiuar  përhapjen e koronavirusit tek njerëzit dhe zbuluan se ka 3 lloje të virusit në të gjithë botën.

Ata rindërtuan shtigjet e hershme evolucionare të Covid-19 ndërsa infeksioni u përhap nga Wuhan, në Kinë, në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Duke analizuar 160 gjenomet e para të virusit shkencëtarët zbuluan se lloji më i afërt me atë të zbuluar te lakuriqët u gjet kryesisht në pacientët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, e jo Wuhan.

Dr. Peter Forster, një anëtar i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike në McDonald në Kembrixh tha se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin gjenomik të virusit në shkurt.

‘Ne përdorëm disa  teknika që janë të njohura kryesisht për hartografimin e lëvizjeve të popullatave parahistorike njerëzore përmes ADN-së. Ne mendojmë se kjo është hera e parë që janë përdorur për të gjurmuar rrugët e infeksionit të një koronavirusi si Covid-19”.

Ata gjetën tre lloje të dallueshme, por të lidhura ngushtë, të Covid-19, të cilat i quajtën A, B dhe C.

 

Analiza tregoi tipin A – virusi origjinal që kaloi te njerëzit nga lakuriqët – nuk ishte më i zakonshmi i Kinës. Përkundrazi, pandemia  u përhap kryesisht nga tipi B, i cili ishte në qarkullim edhe në prag të Krishtlindjeve.

Rezultatet treguan se tipi A ishte më i përhapuri në Australi dhe SH.B.A., i cili ka regjistruar më shumë se 400,000 raste të COVID-19. Dy të tretat e mostrave amerikane ishin të tipit A – por pacientët e infektuar kryesisht vinin nga Bregu Perëndimor, dhe jo New York.

Dr Peter Forster dhe ekipi zbuluan se Mbretëria e Bashkuar ishte kryesisht duke u goditur me raste të tipit B, me tre të katërtat e mostrave që ata testuan.

Në Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Hollandë gjithashtu  është i përhapur  tipi B.

Një tjetër ndryshim i veçantë, është tipi C, i cili doli nga tipi B dhe u përhap në Europë përmes Singaporit.

Shkencëtarët besojnë se virusi – i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 – po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer nga rezistenca e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

“Analiza e rrjetit filogjenetik ka potencialin për të ndihmuar në identifikimin e burimeve të panjohuratë të infeksionit COVID-19, të cilat më pas mund të karantinohen për të  ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes në të gjithë botën,” tha Dr Forster./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!