Po ia dalim! Shërohen edhe dy infermierë nga koronavirusi

schedule13:12 - 10 Prill, 2020

schedule 13:12 - 10 Prill, 2020

Mes të shëruarve të njoftuar ditën e sotme ishin edhe dy infermierë në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të nje postimi në Facebook.

Me dy të shëruarit ditën e sotme numri i personave që e kanë fituar luftën me Covid-19 brenda personeleve mjekësore në vend shkon në 30.

Kujtojmë këtu se ministria e Shendetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 17 personave të tjerë. Numri i përgjithshëm  të shëruarve në vend është tashmë 182.

Postimi:

Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me ?#COVID19? është një lajm i mirë për të gjithë!

Edhe 2️⃣ infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP??

Shkon në 3️⃣0️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 1️⃣8️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!