Polici i kërkoi lejen, i shumë kërkuari i drejtoi armën: Zbardhet ngjarja e rënde me dy të plagosur në Tiranë

schedule13:14 - 10 Prill, 2020

schedule 13:14 - 10 Prill, 2020

Është zbardhur ngjarja e rëndë tek zona e “Xhamllikut” në Tiranë, nga e cila mbetën dy të plagosur.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi për mediat se një nga efektivët e “Shqiponjave” ka ndaluar një person duke i kërkuar lejen e lëvizjes, ndërsa dyshonte se ai mbante diçka në çantë, e cila më pas rezultoi se ishte pistoletë.

Personi i identifikuar si Orgest Bilbili, u largua me vrap nga polici duke nxjerrë një armë nga çanta, të cilën ia ka drejtuar policit.

Sipas Jaupit, në këtë moment i dyshuari ia ka drejtuar armën efektivit të policisë duke e kërcënuar se do ta qëllonte.

Lexo edhe: Ky është “killeri”që i drejtori armën policisë, zbardhet përplasja me dy të plagosur në Tiranë

Në këtë moment, polici ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, ndërsa personi dyshuar i ka drejtuar armën sërish nën kërcënimin se do ta qëllonte. Në këtë moment polici ka qëlluar në drejtm të tij duke e plagosur.

Rebani Jaupi:

Dua të informoj opinionin publik për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur. Një punonjës policie i cili i ka kërkuar dokumentet e identifikimit një qytetari,  ky i fundit nuk i është përgjigjur. Në këtë moment polici i ka kërkuar qytetarit se çfarë po mbante në çantë, dhe qytetari ka tentuar të largohet, por polici e ka ndjekur nga pas. Polici ka qëlluar në ajër, ndërkohë që qytetari ka nxjerrë armën nga çanta, dhe ja ka drejtuar policit. Në këtë moment polici i ndodhur nën kërcënimin e armës së qytetarit, ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes. Nga qitja e pistoletës ka marrë një plumb në këmbë një vajzë që kalonte rastësisht aty.

Kemi të bëjmë me një person të rrezikshëm me precedentë penalë i shpallur në kërkim por që policia do të japë më vonë detaje për këtë.

Kush është Orgest Bilbili

Në fakt Orges Bilbili është i akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!