I ftuar në “Provokacija” në ABC News, Neritan Ceka, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur rreth lëvizjes së studentëve që çoi dhe në rrëzimin e sistemit socialist.
Sipas Cekës, ngritja e Studentëve ka qëenë një nga cuditë e kohës dhe nëse do të ishte në dorën e intelektualëve, ajo nuk kishte për të ndodhur kurrë.
Neritan Ceka: “Ngritja e studentëve ka qenë një nga çuditë që ka ndodhur. Unë kurrë nuk e kam besuar. Të ishte për ne intelektualët s’kishte për të ndodhur kurrë”.
Mustafa Nano: “Ka pasur më shumë fibër intelektualësh atë kohë apo sot”?
Neritan Ceka: “Ka pasur shumë më tepër fibër intelektuale në atë kohë, por ka pasur ca intelektualë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin, ose komunikonin në shtresa shumë të holla”./abcnews.al