“Kisha frikë, këto ishin simptomat e gruas time”, Robben jep lajmin e mirë

schedule08:10 - 10 Prill, 2020

schedule 08:10 - 10 Prill, 2020

Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për Arjen Robben. Gruaja e ish-lojtarit të njohur të Bayern Munchen dhe Holandës, u infektua nga COVID-19 dhe paniku preku kulmin. 36-vjeçari tregon ngjarjen e hidhur për Bild.

Robben flet për simptomat që pësoi Bernadien Eillert, e cila rezultoi negative në testin e fundit, e fitoi betejën me virusin e tmerrshëm dhe gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.

Kisha shumë frikë. Nuk ishte një eksperiencë e bukur, por gjithçka shkoi mirë për fat. Gruaja ime ndihej shumë keq, por për fat të mirë ka rezultuar negative dhe gjendet më mirë. Ndjente një shtrëngim të madh në gjoks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ju deshën disa ditë të merrte veten”, deklaron Arjen Robben. /abcnews.al