Juventusi nuk heq dorë nga Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas është një dëshirë e vjetër e kampionëve të Italisë dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim me fanellën bardhezi mbi supe. Icardi u huazua nga Interi te PSG këtë sezon. Fillimi ishte fantastik, por Cavani ia doli t’ia merrte përsëri postin e titullarit.
Klubi francez do ta bleje për 70 milion euro, aq sa është klauzola e përcaktuar nga akordi me Interin, për t’ia shitur më pas “Zonjës së Vjetër”. Mediat italiane raportojnë se çelësi i arritjes së marrëveshjes është Alex Sandro. Mbrojtësi i majtë pëlqehet shumë nga Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së.
Francezët janë të interesuar edhe për të tjerë lojtarë të Juves si: Pjanic, Douglas Costa apo Dybala, por braziliani Sandro pritet të përfshihet në operacionin që do të rikthente Icardin në Serie A, por tashmë si një futbollit i rekordmenëve italianë. /abcnews.al