Një mesazh për dashurinë, kryebashkiaku celebron martesën e mjekëve në “zemrën” e koronavirusit në Itali

schedule15:59 - 9 Prill, 2020

schedule 15:59 - 9 Prill, 2020

Dashuria në kohët e Covid-19 nuk ndalon. Kryebashkiaku i Parmës celebroi martesën e dy mjekëve të cilët punojnë në repartin Covid-19.

Ai ishte në spitalin Maggiore Parma dhe ajo në atë të Rexhio Emilias. Ata u njohën në spital, ai 48 vjeç dhe ajo 35.

Kërkesa e dy mjekëve erdhi pasi dëshirojnë të ruajnë fëmijët e tyre në rast se kjo betejë do të bëhet e pasigurtë për të ardhmen e tyre.

Një martesë në kohë lufte, komentojnë protagonistët.

Një martesë me dyer të mbyllura dhe pa asnjë të pranishëm vetëm dy dëshmitarë – nënpunës të bashkisë – dhe kryebashkiaku.

Një fakt i jashtëzakonshëm në një moment që në Parma martesat nuk lejohen.

Kryebashkiaku i Parmës u shpreh se vendi po përjeton javë dramatike në luftë me një armik trë padukshëm.

Përreth pragmatizmit të veprimeve dhe të punës së përditshme për të mundur virusin, njerëzit duhet të jetojnë dhe me shpresë e dashuri.

Dhëndri tregon se kjo është martesa e tij e dytë, ndërsa me ish bashkëshorten ka dy vajza të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Ndërsa me bashkëshorten aktuale ka dy fëmijë të tjerë të moshës 3 dhe 2 vjeç.

Mes një mijë peripecive, te gjetja e unazave, veshjeve online të dy japin një mesazh për të gjithë: Shpresë dhe dashuri! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!