Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Francë, të moshuarit me koronavirus që janë rëndë do të dërgohen drejt vdekjes me këtë ilaç

schedule15:39 - 9 Prill, 2020

schedule 15:39 - 9 Prill, 2020

Në Francë, personat e prekur nga Covid 19, të cilët fatkeqësisht ndodhen në fazë terminale, mund të kërkojnë përdorimin e një mjekimi që do i siguronte atyre një vdekje pa vuajtje.

Dhe ky mjekim mund të dërgohet nga mjekët dhe në shtëpi apo azile.

Ndërkohë në vend shpërthejnë polemikat për atë që konsiderohet si një dritë e gjelbër për eutanazinë.



Rivotril, një ilac kundër epilepsisë, prej disa javësh është autorizuar në Francë dhe duke u dërguar në banesa apo në azile kundër vuajtjeve nga asfiksia në momentet e fundit për viktimat e Covid 19.

Prej javësh Franca synon të kufizojë shtrimet në spital. Prej fillimit janë mobilizuar mjekët e bazës në mënyrë që të kurojnë rastet më pak të rënda, por epidemia ka marrë përmasa të paparashikueshme.

Viktimat deri në 8 prill janë afërsisht 11 mijë, por mungojnë ende të dhënat e 14 orëve të fundit.

Ka më shumë raste viktimash në shtëpi, të privuar nga ndihma mjekësore. Për këtë arsye në 28 mars qeveria miratoi një dekret që autorizon përdorimin e Rivotril i cili mund të injektohet tek pacienti dhe jashtë spitaleve.

Dekreti i qeverisë ka shkaktuar polemika pasi disa e kanë interpretuar si një dritë të gjelbër për eutanazinë. Në të vërtetë përdorimi i Rivotril dhe jashtë spitalit përputhet me ligjin Kleis-Leonetti të 2016-ës, që mbron të drejtën për një vdekje me dinjitet dhe pa vuajtje.

As eutanazi dhe as vetëvrasje e asistuar por një qetësim i thellë dhe i vazhdueshëm deri në vdekjen e të sëmurëve në fazë terminale.

Ky ligj disiplinon për shembull përdorimin e ilaceve me bazë morfine për të lehtësuar vuajtjen e të sëmurëve me kancer. Dekreti i 28 marsit shtrin këtë përdorim tek pacientët e prekur nga Covid-19 që gjendjen në azile apo në banesat e tyre.

Sindikata e mjekëve të rinj i ka kërkuar këshillit të shtetit të pezullojë dekretin por qeveria këmbëngul se i vetmi ndryshim ëshët që tashmë ilaci mund të përdoret dhe në shtëpi. Sipas qeverisë franceze situata e rëndë e pandemisë ka sjellë në këtë vendim, por gjithnjë nën kontrollin mjekësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!