Paolo Di Canio ishte një lojtar ndryshe. Karakteri i tij i ishte i vështirë, por ishte një lojtar që në fushë bënte gjithçka për ekipin e tij. Grintë dhe shumë talent, por i lidhur tej mase me një klub si Manchester United. Në vitin 2001 madje ai refuzoi edhe të kalonte te gjiganti anglez, edhe pse e telefonoi personalisht Sir Alex Ferguson.
Ishte 33 vjeç atëherë, por nuk pranoi. “Djali i keq” tregon se çfarë ndodhi në atë kohë: “Mendova se mos ishte shaka , mendova se më telefonoi një shok i imi nga Italia. Stomaku më lëvizi nga vendi. Një telefonatë e tillë të bën të mendosh se e ke nënvlerësuar veten, se je më i madh nga sa e keni menduar.
Manchester United ju thërret ju dhe përpiqet t’ju bindë për faktin që atë duan në ekip. Për disa minuta ndihesh i madh dhe i fortë. Ishte e çuditshme për mua t’i thosha jo Sir Alex. I thashë ‘faleminderit 1000 herë, por nuk mundem. West Ham është familja ime, që më dha ngrohtësi në momentin më të keq të jetës sime. Unë jam drejtuesi në fushë këtu dhe nuk mundem“, tregon Di Danio.
Më tej ai zbulon edhe fjalor që Ferguson i tha atij: “Ai më tha mua: ‘Paolo, respekte për këtë. Unë i dua njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë. Ti je njeriu që unë mendoja se ishe’. Mbeta te West Ham dhe nuk kam asnjë pendim për këtë, edhe pse ata u bënë ekipi më i mirë, fituan Champions League, fituan kampionate. Nuk do t’i ndërroja fitimin e kampionateve me atë kohë që kam veshur fanellën e West Ham”. /abcnews.al