Për shkak të epidemisë së COVID-19 është shtyrë seanca për ish-minstrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se seanca është shtyrë në datën 28 prill.
Gjykata e Posacme e Apelit kundër Krimit të Organizuar e ka bërë çeljen e procesit. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm dy Prokurorë të çeshtjeve dhe treshja gjykuese, ndërsa mungonin avokatët dhe palët.
Ish ministri i Brendshëm u akuzua në kohën kur ka mbajtur këtë post, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga ish-ministri. Gjykata e ka dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe mbetet për të parë se si do të vijojë çështja e ish-ministrit.
Gjykata e Apelit e kishte caktuar seancën e rradhës për ish-ministrin ditën e sotme dhe u bë me dije se do të zhvillohej pa media dhe publik.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.
Githashtu seanca për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela është shtyre, pasi avokatët dhe të pandehurit nuk kane qenë të pranishëm./abcnews.al