Futbollisti norvegjez i Hoffenheim, Harvard Nordveit, i ka thurur elozhe bashkëkombësit të tij, Erling Haalad. Edhe pse rivalë në fushë, lojtari i Hoffenheim nuk i ka kursyer fjalët e mira, duke thënë se talenti 19 vjeçar i Borussia Dortmund, do të bëhet lojtari më i mirë në botë.
“Ndoshta, Haaland është më i miri në Europë që tani, kur bëhet fjalë për kualitetet e lojtarit brenda zonës së kundërshtarit. Ai është një lojtar shumë profesionist, i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.
Është i pandalshëm. Gjithashtu, ai i ka qëndruar besnik aftësive të tij, nuk mundohet asnjëherë të përshtatet, iu kërkon shokëve të skuadrës të përshtaten për të. Është dhe një djalë shumë pozitiv”, u shpreh Nordveit.