Për 17 ditë në respirator me pak shance mbijetese, 43-vjeçari arrin të shërohet nga koronavirusi

schedule15:52 - 8 Prill, 2020

schedule 15:52 - 8 Prill, 2020

Një burrë i sëmurë me koronavirus në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara ka arritur që ta fitojë betejën me Covid-19 edhe pse qëndroi për 17 ditë në respirator.

43 vjeçari Mike DeWan, nuk mendohej se do të shpëtonte për shkak të gjendjes së rëndë, në të cilën ndodhej, por shëndeti i tij u përmirësua papritmas pasi u trajtua me një medikament që është përdorur kundër Ebolës.

DeWan ishte infektuar me koronavirus në mesin e marsit pasi kishte marrë pjesë në një ditëlindje me gruan e tij, Kelly, dhe katër vajzat e tyre.Të dhjetë pjesëmarrësit në atë festë rezultuan të infektuar.

Pasi pati probleme me frymëmarrjen, ai u shtrua në spital dhe aty mjekët konstatuan se kishte një dëmtim të konsiderueshëm të mushkërive.

DeWan është shprehur:

“Mjeku i mushkërive erdhi në dhomë dhe tha se skanimi me rreze X tregon se situata është e keqe. Unë i thashë se nuk pi duhan dhe jam vetëm 43-vjeç, por ai më tha se gjendja do të përkeqësohet para se të përmirësohet.”

Mike DeWan arriti që të mbijetonte edhe pse vetëm 20 për qind e pacientëve që futen në respirator mbijetojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!