Një person i izoluar dhe që po mjekohej për koronavirusin është larguar nga spitali në Kosovë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, kur një 51 vjeçar kishte kërkuar ndihmë për shkak të problemeve me frymëmarrjen kishte kërkuar ndihmë në Urgjencën e QKUK-së me arsyetimin se kishte lënduar krahun gjatë punës.
Por, me të mbërritur në Urgjencë, përveç thyerjes së krahut, mjekët kishin vërejtur tek ai edhe shenja se mund të ishte prekur me Covid 19.
Menjëherë, mjekët e izoluan atë në një prej dhomave të posaçme për të prekurit nga koronavirusi.
Por, pa pritur rezultatet e analizave ai largohet fshehurazi nga spitali duke bërë që mjekët të njoftojnë policinë. Disa orë më pas, rezultatet dolën dhe burri ishte pozitiv me koronavirus.
Ai vijon të endet i lirë në Kosovë, ndërsa policia dhe ISHP po e kërkojnë kudo. /abcnews.al


