Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos foli hapur sa i takon shkurtimeve të pagave të futbollistëve. Sipas tij, kjo gjë nuk shërben për asgjë, thjesht i bën nder klubeve të futbollit.
“Një shkurtim rroge është humbje, po ia falim klubit. Jam gati për të shkurtuar rrogën, por për gjera që kanë kuptim, për njerëzit në nevojë dhe spitalet”.
Kroos foli edhe për menaxhimin e disa klubeve rreth Europës, që nuk kanë një menaxhim të mirë financiar: “Shumë skuadra nuk kanë arkëtime te planifikuara.
Nëse futbolli nis në maj, do të gjenden zgjidhje për të anashkaluar çdo problem. Por nëse nuk luajmë deri në vjeshtë, atëherë disa klube mund të falimentojnë”, përfundoi gjermani./abcnews.al