Rritja fantastike e Ernest Muçit, 19 vjeçari kërkohet nga skuadra turke

schedule21:38 - 7 Prill, 2020

schedule 21:38 - 7 Prill, 2020

Sulmuesi i talentuar i Tiranës, Ernest Muçi, është rritur shumë këtë sezon, duke luajtur 16 ndeshje dhe duke shënuar 5 gola, 2 kundër rivalëve të bardhebluve, Partizanit, 2 kundër Laçit dhe një kundër Luftëtarit.

Muçi është prej tre vitesh pjesë e skuadrës A të Tiranës, por vetëm këtë sezon ka fituar minuta të mjaftueshme për të treguar potencialin e tij. Ndeshjet e mira të Muçit nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga klubet jashtë Shqipërisë.

Ekipi i Superligës turke të futbollit, Menemespor, ka shfaqur interes për 19 vjeçarin bardheblu dhe siç raportojnë mediat në Turqi, Muçi është objektiv kryesor për sulmin e skuadrës ku luajnë edhe dy shqiptarët e tjerë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni./abcnews.al