Në një lidhje direkte për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, foli për situatën e qytetarëve shqiptarë të bllokuar në Kapshticë.
Qeveria bëri një tërheqje të pjesshme për të pranuar të futen në vend vetëm ata që ishin rezidentë në Shqipëri. Ndërkohë, Ballanca thekson se duke qenë se qeveria nuk i ka të gjitha kapacitet për të pranuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të kthehen, bëri këtë zgjedhje.
“Për qeverinë e Shqipërisë nuk është e rëndësishme se ku janë rezidentë personat, por ka rëndësi se shtetas të kujt janë këta persona. Në gjykimin e Avokatit të Popullit pavarësisht rezidencës çdo qytetar ka të drejtë të hyjë në territorin e vendit. Sigurisht që këtë qytetarë në momentin që do të futen në territorin e Shqipërisë do të duhet tu nënshtrohen rregullave, të karantinohen dhe të ndjekin çdo rregull. Pavarësisht rezidencës kjo është një e drejtë që këtyre njerëzve u takon. Qëndrimin e qeverisë shqiptare unë e kuptoj që qeveria të mos i ketë të gjitha kapacitetet për të pranuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht se është një detyrim i saj, prandaj ka bërë ndoshta një tërheqje të pjesshme duke marrë ata persona që nuk janë rezidentë në shtetin helen”, shprehet Ballanca.
Avokatja e Popullit thekson po ashtu se masat që merren nga qeveria në një situatë të tillë duhen të jenë ligjshme dhe proporcionale.
“Masat duhet të jenë të ligjshme dhe proporcionale. Masa që qytetari të karantinohej dhe të paguante vetë, mund të konsiderohej një masë proporcionale, ndërsa masa e ndalimit për ty futur në territor ishte jo proporcionale”, u shpreh ajo. /abcnews.al