Tifozët e Interit kanë filluar të ëndërrojnë një transferim të Leo Messit në skuadrën e tyre të zemrës, por kjo është e pamunduar për Javier Tebas. Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit rrëfen për Gazzetta dello Sport se nuk beson që të ndodhë diçka e tillë.
Ai flet për problemet e mëdha të futbollit italian, trgon tre datat kur mund të nisin kampionatet e futbollit në Spanjë dhe e mbyll me shifrat që do të humbasë futbolli i vendit të tij.
“Kriza e shkaktuar nga koronavirusi është globale, por në çdo shtet është e ndryshme. Niveli i borxhit të futbollit italian është shumë i lartë, dyfishi i atij që ka Bundesliga, që qarkullon më pak para. Situata ekonomike e Serie A është e komplikuar dhe zgjidhja nuk vjen nga Leo Messi.
Unë do të doja ta mbaja Messin, nuk mendoj se ai do të largohet nga Spanja. Kur u largua Cristiano Ronaldo, të gjithë thanë se të ardhurat e La Ligas do të ulen, por ndodhi e kundërta, u rritën fitimet nga të drejtat televizive. Një yll mund të të ndihmojë, por nuk është thelbësor për të rritur një kampionat, ka edhe mjete të tjera”
Kampionati? Tre janë opsionet. Do të nisë në 28 maj, 6 qershor ose 28 qershor. Nuk kemi një datë fikse, ajo do të përcaktohet nga autoritetet spanjolle. Nëse nuk kthehemi për të luajtur, humbjet do të preknin shumë e 1 miliard eurove. Nëse rikthehemi, do të humbasim 300 milion euro (nëse luajmë pa tifozë) ose 150 milion euro (nëse luajmë me stadiumet plot)”, përfundon Tebas. /abcnews.al