Vetëm 239 persona në stadium, në Gjermani kanë gati planin e masave

schedule17:16 - 7 Prill, 2020

schedule 17:16 - 7 Prill, 2020

Në Gjermani i kanë vendosur detyrë vetes për të rinisur ndeshjet e futbollit në ditët e para të muajit maj dhe ata janë një popull që i arrijnë objektivat. Klubet kanë rënë dakord, skuadrat po kthehen gradualisht në stërvitje dhe Federata po merret me detajet e organizimit.

Bild raporton se masat mbrojtëse do të jenë të mëdha dhe në stadium nuk do të ketë më shumë se 239 vetë. Ky është numri maksimal i njerëzve që do të jenë të pranishëm në një ndeshje të kampionatit.

126 do të jenë personat që do të qëndrojnë në fushë dhe rreth saj. Këtu përfshihen lojtarët, trajnerët, mjekët, ata që mbledhin topat dhe ata të regjisë televizive. 113 të mbeturit janë personat e autorizuar për të qëndruar në tribunë, aty ku përfshihen një numër i vogël gazetarësh dhe pak persona të sigurisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!