Johnson ‘furnizohet’ me 4 litra oksigjen, Trump: Kemi dërguar në Londër një ilaç eksperimental

schedule12:03 - 7 Prill, 2020

schedule 12:03 - 7 Prill, 2020

Gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson mbetet e pandryshuar. Prej më shumë se dhjetë ditësh kreu i qeverisë britanike vazhdon të ketë simptoma dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua. Johnson ndodhet ende në kujdesin intensive pasi i nevojiteshin katër litra oksigjen ndërsa frymëmarrja iu përkeqësua në vetëm disa orë.

Lajmin e ka konfirmuar kabineti qeveritar britanik.

Sipas zëvendësuesit të tij, ministri i kabinetit Michael Gove, Johnson “është ende duke luftuar me koronavirusin në kujdesin intensiv” dhe se “po merr kujdesin më të mirë”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai do të ndihmojë në shërimin e Johnson. Trump shtoi se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore në vend që “të kontaktojnë menjëherë me Londrën”.

Trump u shpreh:

“Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje ta ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Boris-it dhe do të shohim se ç’mund të bëhet.”

Presidenti amerika theksoi gjithashtu se ka ofruar të dërgojë në Londër një ilaç eksperimental për ta trajtuar kryeministrin britanik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!