Rruga Tiranë – Elbasan/ Ministri Gjiknuri dëshmon në Prokurori

schedule17:18 - 26 Shkurt, 2018

schedule 17:18 - 26 Shkurt, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me kallëzimin që ka bërë për abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan.

Pas kallëzimit me abuzimet me fondet janë arrestuar tre ish-zyrtarë të lartë të ARRSH-së, Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Me abuzimet në rrugën Tiranë – Elbasan dyshohet se shtetit i është bërë një dëm prej 54 milionë dollaresh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!