Sulmuesi i njohur, Wayne Rooney, ka luajtur prej shumë vitesh në elitën e futbollit anglez, me fanellat e Everton dhe Manchester United. Te “Djajtë e Kuq”, Rooney është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, por nuk ka vetëm rekorde pozitive në Premier League.
Gjatë sezonit të tij debutues me fanellën e Everton, Rooney ka vendosur një rekord shumë negativ, që ende nuk ia ka marrë askush. Ta dhjetor të vitit 2002, Rooney ishte vetëm 17 vjecc dhe 63 ditë në takimin kundër Birmingham City, ku u ndëshkua me karton të kuq.
Rooney është lojtari më i ri në moshë që është ndëshkuar me karton të kuq në historinë e Premier League dhe ky rekord, duket i pamundur për t’u marrë nga dikush tjetër. Një lojtar shumë luftarak që në moshë të re…/abcnews.al
1 – Wayne Rooney was sent off on Boxing Day 2002 against Birmingham City (aged 17 years and 63 days), Rooney remains the only player in Premier League history to be sent off before their 18th birthday. Exuberance. #OptaPLSeasons pic.twitter.com/l4aiG9xZhX
— OptaJoe (@OptaJoe) April 6, 2020