Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka humbur jetën në spitalin infektiv një 90-vjeçar në si pasojë e tronboembolisë pulmonare.
90-vjecari ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv prtej 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Kështu numri total i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 22.
Gjatë paradites së sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë janë testuar 175 persona të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Njoftimi i ministrisë së shëndetësisë:
“Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 90-vjeçari në spitalin infektiv si pasojë e tronboembolisë pulmonare
Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.
90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare”./abcnews.al