“Ju shqetësojnë testet”, Rama i përgjigjet Bashës: S’mund të vazhdojmë me komunikime ordinere!

schedule14:19 - 6 Prill, 2020

schedule 14:19 - 6 Prill, 2020

Kryeministri Rama i është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të kreut të Partisë Demokratike për shtimin e testimeve në rastet e dyshuara nga koronavirusi.

Duke përdorur ironinë Rama tha se Basha nuk është institucion i certifikuar që bën propozime.

Po ashtu Rama i bëri thirrje Bashës që nuk është koha për të bërë opozitë por është koha për tu koordinuarsë bashku në këtë kohë pandemie.

Do të zgjerojmë fashën e orareve por të gjitha këto do të jenë të përshkallëzuara me pikatore.

Të dhënat e djeshme ishin pozitive, inkurajuese por do të shohim sepse jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës. Do ma thonë ekspertët se si do vazhdojmë më tej. Më vjen keq që duhet të rikthehem te pika që lidhet me partinë demokratike dhe me opozitën.

Dua ti them Lulzim Bashës se nuk është koha për të bërë opozitë të llojit, që edhe ai lloj në fakt është lloj skarco por sidoqoftë jo nuk është zgjidhja ime por është zgjidhja juaj të atij lloji përpara fillimit të luftës. Nuk është kjo koha për të bërë opozitë duke thënë që Partia Demokratike mendon se duhet të bërë kështu.

Kush është partia demokratike që mendoka se si duhen bërë testet, ca është Partia Demokratike, Institut i certifikuar nga OBSH për Shëndetësinë apo është ndonjë institucion ndërkombëtar me reputacion që në fakt me thënë të drejtën për tabelën e shumëzimit ka pikëpamje të ndryshme nga shkenca.

Si mund të sulmohen ata që sot po punojnë me stres ata ekspertë që thotë Lulzimi se thonë atë që thotë kryeministri. Jo Lulzim, unë flas atë që më thonë ata. Testet i bëjnë ata, do ti apo s’do ti. Është koha të kontribuosh për të fituar luftën, jo për të treguar që s’dini akoma që dihet.

Është koha për të koordinuar së bashku. Ta kam thënë në sy të Këshillim të Sigurisë Kombëtare, nëse keni diçka që ju shqetëson, pyesni. Ju shqetësojnë testet?

Pyesni, verifikoni dhe na ndihmoni të korrigjohemi nëse kemi probleme. S’mund të vazhdojmë me forma komunikimi ordinere në kohë paqeje, e më shumë se ordinere, kriminale në kohë lufte”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!