Juventus është gati të bëj gjithçka për rikthimin e Paaul Pogbas në Torino. Bardhezinjtë mund të sakrifikojnë tre yjet e tyre për mesfushorin e Manchester United. Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kohë që flitet për një largim nga “Old Trafford” dhe me shumë mundësi lamtumira do të vijë këtë verë.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e pranon se klubin e tij e pret një krizë për shkak të pezullimit të kampionatit. Gjithsesi ata janë gati ti luajnë të gjitha kartat që kanë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari i parë që do të largohet është Miralem Pjanic. Trajneri Sarri nuk e preferon më boshnjakun për sa kohë është në ekip Rodrigo Bentacur.
Emri i dytë është Federico Bernardeschi, i cili ka disa kohë që nuk luan më si titulluar. Gjithashtu në qershor te Juventusi mund të transferohet Dejan Kulusevskit dhe kështu për italianin nuk do kishtë me vend.
Lojtari i tretë është Douglas Costa. Braziliani ka zhvilluar disa paraqitje pozitive, por duhet në këtë mission. Gjithsesi Real Madrid mbetet favorit për trasnferimin e Pogbas, duke u bazuar dhe tek fjalët e agjentit Raiola, i cili ka deklaruar se dëshiron të trasnferojë një lojtar të madh në Madrid. /abcnews.al