Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka dhënë dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ismaili thotë se dha dorëheqjen nga ky post në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të PS-së, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës.
Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës”, shkroi ajo.
E ndërsa shpreh mirënjohje për çdo anëtar e drejtues socialist, Ismaili thotë se është mirënjohëse për këtë kapitull në jetën e saj.
“Faleminderit çdo socialisti, anëtari, drejtuesi dhe bashkëpunëtori për mbështetjen, besimin dhe punën e përbashkët gjatë kësaj periudhe, duke më nxitur të jap më të mirën dhe të kontribuoj për një model drejtimi të bazuar te puna, përgjegjësia dhe respekti për njerëzit. Mirënjohëse për këtë kapitull dhe për gjithçka ndërtuam së bashku”,përfundon ajo.

