Mjeku i njohur Tritan Kalo ka listuar një numër kritikash sot ndaj qytetarëve që sipas tij kanë një nivel të ulët ndërgjegjësimi në raport me koronavirusin. Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se qytetarët dynden rrugëve nga ora 08:00 deri në 13:00 dhe pastaj futen në shtëpi duke kujtuar se po i shmangen rrezikut të koronavirusit, gjë e cila nuk funksionon.
“Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona”- shkruan ai, duke keshilluar te qendrojme ne shtepi, e sa me pak me lajme rreth virusit, por me njerezit qe kemi prane, me muzike dhe filma.
Ne fund, ka nje kritike per sistemin qe prodhoi dasi te medha ne vend. “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…”- shkruan ai.
Postimi i mjekut Tritan Kalo
Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19.
Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….
Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….
EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….
PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….
BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUK është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive….
JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……
NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..
ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!! /abcnews.al