Në një lidhje me ABC e Mëngjesit” Vjollca Sadiku u shpreh se nga dita në ditë po rritet numri i personave që paraqiten të infektuar. Sadiku theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut numri aktual i të infektuarve është 555. Ajo u shpreh se 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 prej tyre janë shëruar.
Sa i përket situatës në Dibër të Madhe Sadiku tha se momentalisht 49 persona janë të infektuar ku 4 prej tyre kanë ndërruar jetë.
“Dibra ishte një vatër e koronavirusit dhe deri tani 49 janë të infektuar , 98 persona janë në izolim shtëpiak dhe 4 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu ajo theksoi se priten ende testime dhe rezultatet e tamponëve të realizuar./abcnews.al