Vdekja e Skënder Kurtit, telegram nga Meta; I biri: Do jetosh krah meje gjithmonë!

schedule21:34 - 5 Prill, 2020

schedule 21:34 - 5 Prill, 2020

Humbje e madhe për sportin shqiptar. Skënder Kurti luftoi, pro në fund u dorëzua. Ish-boksieri, i cili më pas ishte edhe trajneri i kombëtares dhe Tiranës në boks, sot ndërroi jetë. Pikëllim për familjarët e tij dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. I biri i tij, Renato, sigurisht është një nga ata që e vuan më së tepërmi këtë humbje.

Në llogarinë e tij në “Facebook” ai shkruan: “Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, baba im. Zoti të mirët i merr për vete! Pacc dheun e lehtë babë, me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krah, në shpirtin tim, derisa të bashkohemi”.

REAGIMI I PRESIDENTIT – Kreu i shtetit, Ilir Meta, gjithashtu është prekur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Skënder Kurtit. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!

I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!

Edhe në këto ditë të vështira, i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozëve të ngjyrave bardhë e blu për këtë humbje të pazëvendësueshme! LAMTUMIRË KAMPION!”, shkruan Meta në faqen zyrtare ne “Facebook”. /abcnews.al