Idhulli, sulmuesi problematik dhe një falënderim: Kumbulla hap “kartat”

schedule12:17 - 5 Prill, 2020

schedule 12:17 - 5 Prill, 2020

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Hellas Verona, ka një lojtar të preferuar dhe ai është Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusi. Diçka të tillë ai e ka rrëfyer në një intervistë për Corriere della Sera, ndërkohë që zbulon edhe ëndrrën e tij, lojtarin që i ka hapur më së shumti probleme dhe në fund falënderon edhe kryeministrin Edi Rama.

“Kur isha i vogël, në dhomën time kisha një poster të Chiellini në dhomën time të gjumit. Gjithmonë e kam adhuruar vendosmërinë e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë”, tregon Kumbulla.

 

Matuidi duke festuar një gol me Dybala

Më tej ai flet për ëndrrën e tij dhe argjentinasin e Juventusit, Paolo Dybala. “Ëndrra ime është të luaj në Champions League. Sulmuesi që më ka hapur më shumë probleme ka qenë Dybala, për shkak të fizikut të tij dhe cilësive teknike. Ai është si një nga ata që bëjnë akrobaci në cirk”, shton lojtari i Hellas Verona.

Në fund atij i kujtohet veprimi i qeverisë shqiptare për të dërguar në Itali 30 mjekë dhe infermierë: “Jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama, në një moment kaq të vështirë për Italisë. Ky vend ka qenë gjithmonë krah nesh, sa herë kemi pasur nevojë për ta. E falënderoj atë dhe mjekët që kanë ardhur nga Shqipëria”. /abcnews.al