Van De Beek: Unë te Reali? Dielli më pëlqen, por s’po mësoj spanjisht

schedule08:42 - 5 Prill, 2020

schedule 08:42 - 5 Prill, 2020

Donny Van de Beek, mesfushori që ka spikatur tek Ajax dy sezonet e fundit, është kthyer në një objekt merkatoje për shumë klube të mëdha evropiane. Marca para disa kohësh ka raportuar ka një marrëveshje me Real Madrid për transferimin e mesfushorit në La Liga për shumën e 55 milion eurove.

Gjithsesi Van de Beek nuk pranon asgjë: “Të luash në diell është shumë bukur, por nuk kam nisur akoma të shkoj në kurs për të mësuar spanjishten. Ende nuk i kam thënë ‘po’ asnjë klubi. Gjithçka është akoma e hapur. Unë e di çfarë kam këtu, te Ajax më duan dhe e dua këtë klub”.

Ai ka sqaruar për revistën “Helden” dhe për të është e rëndësishme që një klub ta bëjë pjesë të rëndësishme të tij: “Fillimisht duhet të ndjehem mirë në një klub. Nuk është vetëm Reali që më do. Unë duhet të përshtatem me sistemin e lojës dhe natyrisht dua që të di se sa minuta do të më japin klubet që më duan”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!