Carrie Symons, e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, është shprehur se prej një jave ka pasur simptoma të koronavirusit. Lajmi vjen pak ditë pasi vetë kryeministri britanik konfirmoi se ishte infektuar me virusin korona.
Symonds e konfirmoi lajmin me anë të postimi në Twitter:
“Javën që kaloi e kam kaluar në shtrat me simptoma tipike të koronavirusit. Nuk kam pasur nevojë që të bëj teste dhe, pas 7 ditësh pushimi, ndihem më e fortë.. Të jesh shtatëzënë dhe me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të azhurnuara, të cilat mendoj se janë siguruese.”
Johnson njoftoi të premten e kaluar se vazhdonte të ndodhej në vetë-izolim pasi nuk i kishte kaluar ende simptomat e koronavirusit. Me anë të një video-mesazhi, ai konfirmoi se vazhdonte të kishte temperaturë të lartë dhe për këtë arsye do të vazhdonte të qëndronte në izolim, shkruan abcnews.al
Kreu i qeverisë britanike shpjegoi:
“Edhe pse po ndihem më mirë, dhe i kam bërë 7 ditët e izolimit, vazhdoj të kem një nga simptomat, një simptomë të vogël. Vazhdoj të kem temperaturë. Kështu që, në përputhje me këshillat e Qeverisë, duhet të vazhdoj vetë-izolimin derisa simptoma të largohet.” /abcnews.al/