Elseid Hysaj, që prej emërimit të Gennaro Gattuso në kreu te stafit teknik, ka marrë hapësira te Napoli. Gjithsesi e ardhmja e tij në klubin italian nuk është e sigurt, pasi kontrata i përfundon në qershor të vitit 2021.
Në rast se nuk ka një marrëveshje për rinovimin e kontratës, atëherë klubi italian do të detyrohet ta shesë dhe të përfitojë kështu në aspektin financiar.
Një opsion për të ardhmen e tij është edhe La Liga dhe është Estadio Deportivo që shkruan se Sevilla është e interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë dhe do tentojë të bindë Napolin me ofertën.
Përmendet shifra e 14 milion eurove dhe mbetet të shihet sa pretendon klubi italian, që më parë ka refuzuar oferta shumë më të larta. Gjithsesi gjërat kanë ndryshuar dhe vlera e shkodranit ka pasur rënie. /abcnews.al