Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shba “gjunjëzon” ekonominë e Iranit/ Bllokimi i eksportit të naftës dhe zbatimi i sanksioneve kanë dhënë efekt

schedule19:17 - 3 Shtator, 2026

schedule 19:17 - 3 Shtator, 2026

Fushata e Shteteve të Bashkuara për të goditur ekonominë e Iranit, përmes bllokimit të eksporteve të naftës dhe zbatimit te sanksioneve, po e vendos Teheranin nën një presion ekonomik gjithnjë e më të madh.

Janë tre zyrtarë të lartë të regjimit të cilët kanë pranuar për mediat ndërkombëtare në kushtet e anonimatit, se masat e fundit amerikane kanë reduktuar ndjeshëm kanalet përmes të cilave Irani siguron valutë të huaj dhe importon mallra.

Uashingtoni ka shtuar gjatë javëve të fundit presionin ekonomik ndaj Teheranit, me synimin për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime në një negociatë të ardhshme. Kjo vjen pas gjashtë muajsh konflikti, gjatë të cilëve palët nuk kanë arritur të zgjidhin ngërçin. Bllokada amerikane ndaj eksporteve iraniane të naftës ka ndërprerë praktikisht burimin kryesor të të ardhurave për Teheranin.

Sipas të dhënave të kompanisë së analizës së tregjeve të mallrave Kpler, ngarkesat me naftë bruto iraniane kanë rënë këtë muaj në rreth 260 mijë fuçi në ditë, nga rreth 1.7 milionë fuçi në ditë një vit më parë.

Teherani thotë se disponon ende dhjetëra milionë fuçi naftë të magazinuara në cisterna jashtë zonës së bllokadës. Megjithatë, sipas një zyrtari iranian, sanksionet e reja kanë bërë që ndërmjetësit të tërhiqen ose të kërkojnë tarifa më të larta për të kryer transaksionet. Presioni amerikan po godet edhe rrjetet që Irani ka përdorur prej vitesh për të anashkaluar sanksionet, përfshirë kompanitë fiktive, cisternat e paregjistruara dhe kontrabandën. Sipas burimeve të mediave nderkombetare, mungesa e parave po e bën gjithnjë e më të kushtueshme përdorimin e këtyre kanaleve.

Monedha vendase e Iranit,  Riali ka pesuar nje renie rekord ndersa inflacioni ka arritur ne 69.9%. Kriza ekonomike e Iranit ka ardhur pasi ekonomia ishte tashmë në vështirësi të mëdha përpara nisjes së konfliktit. Monedha kombëtare, rial-i, ka humbur ndjeshëm vlerë.

Pavarësisht presionit ekonomik, asnjëra palë nuk ka sinjalizuar deri tani se është gati të bëjë lëshimet që kërkon pala tjetër. Kjo e lë konfliktin në një ngërç të kushtueshëm, edhe pse zhvillimet e fundit sugjerojnë se ekuilibri mund të jetë duke ndryshuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!