Një anije ka marrë flakë në Portin e Shëngjinit, në rrethana ende të paqarta. Flakët dyshohet se mund të kenë nisur nga një bombul e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të vogël gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet mund të kenë shkaktuar më pas zjarrin.
Pavarësisht flakëve, ndërhyrja në kohë rekord e të gjitha strukturave zjarrfikëse të portit, strukturave të sigurisë, shërbimeve dispeçer dhe punonjësve të shërbimeve portuale bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku, ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem dhe se puna vijon normalisht në port.
Autoritetet pritet të sqarojnë në vijim rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

