Reshjet e borës në Qarkun e Dibrës/bllokohen të gjitha rrugët

schedule08:54 - 26 Shkurt, 2018

schedule 08:54 - 26 Shkurt, 2018

Reshjet e dendura të borës në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar më shumë probleme se në zonat e tjera. Të gjitha rrugët e Njësive administrative janë të bllokuara. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon 30 cm, ndërsa në zonat e thella trashësia shkon në mbi 50 cm. Rruga nacionale Peshkopi – Tiranë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Problematike në këtë segment është Qafa e Moronicës, Pishat e Bulqizës, Qafa e Buallit dhe Qafa e Ulzës. Rruga Peshkopi – Kukës momentalisht është e pakalueshme edhe pse mjetet janë në punë. Problem ngelet Kalaja e Dodës. Aksi Ura e Çerenecit – Steblevë ështeë i bllokuar. Po ashtu e bllokuar është edhe rruga  Qafa e Buallit – Martanesh.

/abcnews.al