Edhe pse në situatë të pazakontë, porti i Durrësit ka pritur një super jaht luksoz me 15 vela mëngjesin e sotëm. “Maltese Falcon” mbërriti pas tre ditësh lundrimi në portin e Durrësit me ekuipazhin e tij.
I konsideruar si një prej superjahteve turistikë me vela, i cili merret kryesisht me qira nga biznesmenë dhe personalitete të njohur për pushimet e tyre, jahti 88 metra i gjatë ka mahnitur jo pak durrsakët me pamjen e tij.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=119&v=maZuq8zMkzo&feature=emb_title
Jahti u ankorua në portin e Durrësit me qëllim funizmin me karburant dhe ushqime.
Tre direkë mbajnë 15 vela me një sipërfaqe rreth 2 400 metra katrorë.
Qendra e brendshme e interiorit është atriumi ku të tre kuvertat bashkohen nga një shkallë rrethore që rrethon kuvertën kryesore, duke krijuar një efekt spiral që zgjerohet nga drita natyrale që vjen përmes dyshemeve transparente. /abcnews.al