Pandemia e shkaktuar nga një virus i ri mund të ketë ulur botën në gjunjë, por kjo nuk e ka penguar një çift në në Chhattisgarh për t’i vënë emrin binjakëve të tyre të porsalindur: Covid dhe Corona, shkruan ScoopWhoop
Rasti ka bërë shumë bujë për shkak të situatës që po kalon planeti. Vajza dhe djali lindën në Indinë e izoluar prej disa ditësh.
Prindërit thanë se vendosën të zgjedhin këto emra si një kujtesë për vështirësitë që po kalojmë në këtë kohë.
Mamaja tha në një intervistë se ishte lindje e vështirë. “Virusi është i rrezikshëm, por kjo pandemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra,” tha ajo.
Stafi i spitalit nisi të thërriste fëmijët Corona dhe Covid pasi lindën- dhe kjo i ndihmoi prindërit të merrnin edhe vendimin.
Sidoqoftë, çifti gjithashtu deklaroi se mund të ndryshojnë vendimin e tyre më vonë./abcnews.al
Born During Lockdown, Raipur Twins Named "Corona" And "Covid" https://t.co/toOkwvQb20
— NDTV News feed (@ndtvfeed) April 3, 2020