Më shumë se 1 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë tashmë të infektuar me koronavirusin e ri.
Sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometers, globalisht numërohen 1,007,103 raste të konfirmuara me Covid-19. Numri i përgjithshëm përfshin raste nga 180 shtete dhe rajone, shkruan abcnews.al
Deri më tani, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, kanë humbur jetën 51,703 persona në të gjithë botën. Deri më tani, vendi me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë mbetën SHBA-të, të cilat numërojnë 240,064 të infektuar dhe 5,800 viktima.
Në vendin e dytë radhitet Italia me 115,242 raste të konfirmuara. Italia është gjithashtu vendi me numrin më të madh të viktimave. Si pasojë e koronavirusit, në vendin fqinj kanë ndërruar jetë 13,915 persona.
Vendi aziatik numëron 81,589 raste të konfirmuara dhe 3,318 viktima. Brenda 24 orëve të fundit, Kina ka konfirmuar 35 raste të reja me Covid-19 ndërsa jetën e kanë humbur 6 persona.
Deri më tani, rezulton se në vend janë aktive vetëm 1,863 raste, ndërsa 76,408 raste cilësohen si të shëruar tërësisht. Tashmë epiqendra aktive të virusit janë kthyer SHBA-të dhe Evropa.
Për Italinë e goditur fort nga koronavirusi pritet që kurba e epidemisë të vijë drejt rënies në ditët në vazhdim. /abcnews.al/