Tenderi i respiratorëve, Berisha: Kompania premtoi se do të dërgonte 20 aparate, është denoncuar edhe më parë

schedule21:20 - 2 Prill, 2020

schedule 21:20 - 2 Prill, 2020

Ish-kryeminstri Sali Berisha e ka cilësuar alarmante situatën e shkaktuar nga COVID-19. Berisha u shpreh se me këtë pandemi nuk po bëhet një menaxhim i duhur, pasi sipas tij qeveria nuk po zbaton me përpikmëri rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjithashtu ish-kryeminstri i bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga përdorimi i maskave.

Më tej ish- kryeministri Berisha hodhi akuza edhe për tenderin e aparateve respiratorë, ndërsa u shpreh se kompani e cila fitoi garën premtoi të dërgonte në Shqipëri 20 respiratorë, por vetëm 5 prej tyre ka dërguar.

Do të ketë pasoja tek jetët tona ky keqmenaxhim i qeverisë sipas jush?

Berisha: Ka vdekje të shumta sepse nuk pranon të bëjë testimet. Numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në drejtime të kundërta. Ky nuk pranon. Po bëhet diçka e tmerrshme.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha theksoi se testimet ndikojnë në uljen e vdekshmërisë.

“Është një masë që duhet marrë në kujdes të qytetarëve, edhe nëse shfaq vetëm shenja minimale. Nuk duhet të ketë policë të patestuar. Testimet duhen bërë kudo. Nëse veprohet me rregullat e mafias, kjo do ta ndihmojë epideminë.

Në atë gjendje që është, do ti thotë qytetarëve  se edhe 30 minuta mjaftojnë si fashë orare për lëvizjet. Sot problematike është dalja e qytetarëve pa maska. I bëj thirrje qytetarëve, të improvizojnë , të vendosin çfarëdolloj maske.

Pa maskë mund ta marrin kudo virusin. Në çdo dyqan mund të gjejnë mikrobin dhe ta marrin. Është më mirë se pa maskë. Kjo qeveri refuzoi ofertën e miliona maskave. Këto po mundohen të vjedhin edhe në kohë pandemie.

Tenderi i respiratorëvë që mungonin dhe sot u gënjye për të, u shpall me 18 mars dhe u mbyll më datën 19 mars. U eliminua kompania amerikane e resperatorëve, e cila është më e mira në botë dhe fitoi kompania “Resvent Aksiet” me ofertë më të shtrenjtë. Një kompani kineze. Kompania premtoi se do të dërgonte në krye të javës 20 aparate. Sot ka sjellë 5 aparate. Kontrata e kompanisë nuk ka penalitete. Kjo është një kompani e dënoncuar edhe më parë. Por gjithashtu nuk kanë dërguar as filtra.

Sot të gjithë qytetarët mjetin dhe armën e vetme që kanë kundër kësaj të keqe është karantina, distancimi me rigorozitetin më të madh. Por, sot është e faktuar që  karantina dhe izolimi në mungesë të testimi dhe maskave janë të pamajftueshme.

Këta nuk duan të shpërndajnë maska dhe të bëjnë testime masive. Këta po i lënë njerëzit në rrezikun e infeksionit”, tha ndër të tjera Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!