Merr fund ankthi në klubin spanjoll, shërohen 6 pjesëtarët e infektuar

schedule20:19 - 2 Prill, 2020

schedule 20:19 - 2 Prill, 2020

Espanyol është një ndër klubet më të prekura nga koronavirusi. Klubi katalanas lajërmoi në datë 17 mars se tre futbollistë dhe po kaq anëtarë të stafit teknik kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të gjithë janë future në karantinë që prej atij momenti dhe sot vjen lajmi i mirë. Të gjashtë pjesëtarët e Espanyol janë shëruar. Vetë klubi, që ka vendosur të ulë rrogat e lojtarëve dhe stafit teknik me 70%, ka bërë publik lajmin e mirë.

Një ditë më parë ishte radha e Valencias për të lajmëruar tifozët e shumtë se dhjetë pjesëtarët e infektuar me koronavirusi ishin shëruar plotësisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!