“S’është koha për fëmijë”, “ish”-i i Parmës dhuron 100 mijë masa mbrojtëse

schedule16:13 - 2 Prill, 2020

schedule 16:13 - 2 Prill, 2020

Faustino Asprilla ka qenë një sulmues potent dhe tepër i frikshëm për mbrojtësit kundërshtarë. Kolumbiani kaloi te Parma dhe Newcastle vitet më të bukura të karrierës dhe prej kohësh zotëron një kompani që merret me prodhimin e masave mbrojtëse (condom). Ai ka vendosur të dhurojë rreth 100 mijë të tillë në këtë periudhë, teksa nuk i kursen batutat.

Në këtë periudhë karantine të shkaktuar nga COVID-19, nuk është e këshillueshme të shtoheni me fëmijë. Më kanë mbetur shumë masa mbrojtëse në kompani, do t’i dhuroj 100 mijë dhe dua që njerëzit të më ndihmojnë për t’i harxhuar.

E kam të vështirë t’i përdor të gjithë vetë… Kam rreth 4 milion të tillë në fabrikë dhe kam vendosur të ndihmoj popullin. Do të dhuroj një masë mbrojtëse falas për çdo person që do blejë një kuti me tre të tillë”, deklaron ish-sulmuesi kolumbian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!