Sot ka qenë një ditë gëzimi për Albi Dokën. Motra e tij e vogël, Mikah feston ditëlindjen dhe familja ka zhvilluar një festë të bukur. Argëtimi dhe lojërat nuk kanë munguar.
Lojtari i Tiranës ka postuar një video në rrjetet sociale dhe aty shfaqet duke garuar me disa nga njerëzit të tij. Sprint nga karrigia drejt vendit ku janë tollumbacet dhe rikthim me shpejtësi përsëri në karrike, duke u ulur sipër tyre dhe duke i plasur.
Kush e bën më shpejt fiton, Doka ka treguar se mbetet i shpejtë edhe pa stërvitje, teksa kjo lojë ka shkaktuar ilaritet të madh, duke e shtuar në maksimum dozën e festës së ditëlindjes. /abcnews.al