Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb betejën me koronavirusin 78 vjeçari nga Durrësi, rritet numri i të infektuarve

schedule12:35 - 2 Prill, 2020

schedule 12:35 - 2 Prill, 2020

Ka shkuar në 30 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Durrës.  Ndërkohë një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë, ai është një 78 vjeçar nga Durrësi duke e çuar në 3 numrin e viktimave në këtë qytet dhe në 16 numrin e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga Covid 19.

Mësohet se nuk do të përcillet në banesën e fundit nga bashkëshortja e tij të cilës nuk arriti ti linte dot asnjë amanet. Edhe ajo një ditë më parë rezultoi pozitive. 78 vjeçari vdiq I vetëm në dhomën e spitalit, mbylli sytë pa parë një fytyrë familjare.

Gazetari Leonidha Musaj ka raportuar për Abc News se rasti i ri i konfirmuar këtë të enjte në Durrës është një person 60 vjeçar i cili ka pas kontakte me persona të infektuar.

Gjithashtu gazetari i abcnews.al ka bërë me dije ndër të tjera se një tjetër 60 vjeçar është konfirmuar pozitiv me Covid 19 në Kavajë duke e çuar në 6 numrin e personave të infektuar në këtë qytet.

Ndërkohë deri më tani fatmirësisht mësohet se gjendja e personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus në Durrës dhe në Kavajë janë në gjendje të mirë shëndetsore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!