Kryedemokrati Lulzim Basha një një video konferencë më gazetarët u shpreh se ky është një muaj edhe më i vështirë për ekonominë shqiptare të goditur tashmë nga koronavirusi.
Lideri opozitar theksoi se në 72 orët e fundit i janë 10- fishuar mesazhet e ardhur nga qytetarët kryesisht nga familje në nevojë që nuk kanë asnjë ushqim dhe asnjë të ardhur.
“Dokumenti i propozuar nga PD është bërë publik prej dy javësh dhe në mënyrë të përsëritur është shpallur publikisht.
Gjithçka është bërë me transparencë dhe është bërë publike. Ky nuk është momenti për të sulmuar opozitën, por është koha për të bashkëpuar. Nëse sot do të ishim në drejtim të vendit të gjitha propozimet do ti vendosnim në zbatim. Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe ka vendosur një buxhet më të vogël se Kosova, kjo tregon se po punohet shumë pak. Plani ynë është realist, është i zbatueshëm dhe duhet menjëherë të vendoset në zbatim.
Në 72 orët e fundit është dhjetëfishuar numri i qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj ndihme financiare.
Është e pafalshmë të vazhdojnë kontratat koncensionare, duhet bërë shkurtimi i buxhetit në ato fusha që nuk janë të domosdoshme dhe trefishimi i menjëhershëm i paketës së shpallur.
Është e pafalshme të mos rishikohet buxheti , është e pafalshme të krijosh panik te njerëzit duke i privuar edhe ushqimet. Nuk ka më kohë për zvarritje dhe fjalë boshe. Bosh, janë frigoriferët e qytetarëve. Koha nuk pret, barku bosh i fëmijëve nuk pret.
Dua të kërkoj menjëherë hedhjen e hapave të tjerë, dhe të mos kërcënohen më shqiptarët për bukën e gojës”.
Kjo thirrje që vjen për qeverinë të ndjekë shembullin e Kosovës, në çfarë hapësire kohore duhet të shtrihet?
Basha: Plani që ne kemi paraqitur parashikonte tre muaj. Prioritet janë shëndetësia, familjet në nevojë dhe ekonomia.
Ekonomia shqiptare është rrënuar nga veprime të gabuara, nga korrupsioni i lartë që i ka kushtuar shumë shqiptarëve.
Nëse do të ishte treguar kujdes me qindarkat e shqiptarëve dhe nuk do të ishte treguar agresivitet me biznesin dhe paratë të administroheshin me kujdes Shqipëria nuk do të ishte në këto nivele.
Qeveria duhet të tregohet shumë e vëmendshme ndaj asaj që thotë opozita spese nuk është koha për lojëra politike.
I druheni faktit se nesër me qeverisjen mund të përballeni me një buxhet shteti të falimentuar?
Basha: Buxheti i shtetit ishtë i falimentuar edhe para krizës. Shqetësimi i PD është mobilizimi i të gjitha burimeve për tu përballuar me këtë krizë.
Ne nuk dimë përmasat e infeksionit, sepse ajo që raportohet është vetëm maja e ajzbergut. Testimet dhe mbështetja për shëndetësinë në tërësi është prioriteti kryesor.
Së dyti shtreasat në nevojë që e mbyllin muajin me lista ushqimore. Kjo ndodh në qendër të Tiranës./abcnews.al