Emmanuel Egbo mori drejtimin e Tiranës në 28 dhjetorin e vitit të kaluar dhe pak besonin tek ai në ato momente. Nigeriani uli kokën, punoi fort dhe skuadra e tij filloi të xhirojë. Më në fund u thye tersi në derbi ndaj Partizanit dhe Tirana nuk u ndal më.
Kampionati është pezulluar prek koronavirusit, por djemtë e tij nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe kryesojnë Superioren me 9 pikë më shumë se Kukësi ndjekës. 46-vjeçari po qëndron në shtëpi me familjen e tij gjatë kësaj kohe.
Një person që ka kaluar gjithë jetën me sport e ka të vështirë të qëndrojë pa stërvitje. Trajneri afrikan ka postuar një video ku shihet duke kryer disa ushtrime gjimnastikore. Ai shpreson që kampionati të rifillojë dhe t’i rikthehet punës së përditshme me djemtë e tij. /abcnews.al
View this post on Instagram