INSTAT: Më shumë turistë në janar, vendin e parë e zënë shqiptarët e Kosovës

schedule12:44 - 24 Shkurt, 2018

schedule 12:44 - 24 Shkurt, 2018

Shqipëria është akoma edhe më shumë tërheqëse për turistët. Janë shifrat që tregojnë se në muajin e parë të këtij viti hyrë në Shqipëri 232 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 34,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në përballjen e shifrave të institutit të statistikave vihet re shtim edhe i turistëve nga Kosova ndryshe nga një vit më parë ku shqiptarët e Kosovës pësuan një rënie të dukshme . Këtë vit ata renditen të parët në tabelën e hyrjeve për në vendin tonë.

Janë 77 mijë, me një rritje prej 34.3% në raport me janarin e një viti më parë.

Në vend të dytë janë maqedonasit, me 37 mijë hyrje, të cilët kanë shënuar edhe rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vend të tretë vijojnë grekët me 31 mijë hyrje dhe rritje 31%.

Më pas janë malazezët dhe italianë, me përkatësisht 28 mijë dhe 19 mijë hyrje.Sezonin e verëz e mbizotërojnë turistët që vijnë nga Anglia, Polonia të cilët janë më të paktë në periudhën e dimrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!