Dy persona të së njëjtës familje humbën jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Malit të Robit në Kavajë, ndërkohë që një fëmijë 8 vjeçar mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.40 të mëngjesit të sotëm, kohë kur një shtetase rreth 30 vjeç ka humbur drejtimin e automjetit, duke goditur tre persona që po ecnin anash rrugës. Vdekjen kanë gjetur një 69 vjeçar dhe një 34 vjeçare të cilet ishin vjehërr dhe nuse.
I lënduar edhe fëmija i mitur 8 vjeçar i kësaj familjeje, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit tip “Toyota”. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ky aksident vjen vetëm një javë pas atij të ndodhur në Velipojë të Shkodrës ku humbi jetën 40 vjeçari Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij; dy vajzat 10 e 5 vjeçare si dhe djali 9 muajsh.
/abcnews.al